23.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Vrasja e policit serb nga 33-vjeçari kosovar, reagon Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në qytetin e Loznicës, ku sipas autoriteteve të Beogradit 33-vjeçari kosovar Artan Hajziri ka vrarë një polic dhe ka lënë të plagosur rëndë një tjetër.
Përmes një telegrami, Vuçiç i ka shprehur ngushëllime familjes dhe kolegëve të policit Nikolla Krsmanoviç.

“Me dhimbje dhe pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të djalit dhe vëllait tuaj, polici trim Nikolla Krsmanoviç. Përkushtimi i tij ndaj shërbimit kontribuoi pa masë në ruajtjen e sigurisë dhe paqes në vendin tonë. Humbja e tij është e pariparueshme, jo vetëm për ju, familjen e tij, por edhe për mbarë vendin tonë”, shkruan Vuçiq.

“Nikolla Krsmanoviç ishte një hero i vërtetë, i cili jetën e tij ia kushtoi mbrojtjes së të tjerëve, dhe guximi dhe profesionalizmi i tij e udhëhoqën në të gjitha sfidat dhe rreziqet që kishte shërbimi i tij. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta. Ju ngushëlloftë forca dhe guximi që tregoi Nikolla në jetën e tij në këto kohë të vështira. Serbia nuk do ta harrojë kurrë sakrificën dhe përkushtimin e tij vetëmohues ndaj detyrës”, shtoi Presidenti serb.

Sa i përket ngjarjes, incidenti ka ndodhur rreth orës 00:55 në Loznicë. Nikolla Krsmanoviç dhe kolegu i tij Vjekoslav Iliç kanë dashur të ushtrojnë kontroll në automjetin e Hajzirit në pikën e kontrollit të Lipnički Šor.

Policët e stacionit kufitar të Trbushnicës kanë ndaluar Mercedesin me të cilin udhëtonte 33-vjeçari dhe një tjetër person. Hajziri, i cili rezulton me nënshtetësi gjermane ka dalë nga makina dhe ka qëlluar me pistoletë, duke e goditur Krsmanoviç në gjoks, ndërsa Iliçin në shpatull dhe më pas është arratisur nga vendngjarja.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit