26.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Një i plagosur dhe një i arrestuar, detaje nga përleshja me armë zjarri në Çair

Një i plagosur dhe një i arrestuar është epilogu i të shtënave që ndodhën sonte në Çair të Shkupit, mëson “Fokus” nga burime të MPB-së.

Një qytetar ka raportuar se kishte dëgjuar të shtëna në rrugën “Dizhonska” dhe në vendngjarje kishte parë gjak.

Flitet se një person është arrestuar, ndërsa i plagosuri aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Sipas informacioneve jozyrtare të “Fokus”, i plagosuri është djali i pronarit të një çajtorie në “Çairçankë”, ndërsa personi që ka shtënë me armë është nga Hasanbegi i Shkupit.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit