17.8 C
Skopje
Wednesday, September 17, 2025

Mashtrohet tetovari për 3500 euro, i merret vetura dhe i shitet për pjesë

Me datë 15.07.2024, në SPB-Tetovë, një 35 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi A.A. nga Poroj i Tetovës dhe F.S (30) nga Llërca e Tetovës.

Sipas raportit, në maj të vitit 2022 ishte dakorduar me A.A. për t’i bërë orenditë për shtëpinë e tij me vlerë 3500 euro dhe si kompenzim i ka dhënë veturën e tij ,,Volkswagen Golf”, të cilin do t’ia kalojë në emrin e tij A.A. pasi që ai do të punonte dhe dorëzonte mobiljet.

Sipas raportit, deri në ditën e raportimit A.A. nuk i kishte punuar mobiliet dhe nuk ia ka kthyer veturën por i’a ka shitur veturën personit F.S., i cili nga më pas e kishte shitur për për pjesë. F.S. është privuar nga liria dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të vijojë kallëzimi përkatës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit