10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Sali Berisha: Edi Rama ka bërë krime ndaj njerëzimit, e solli Shqipërinë buzë varrit

Ish-kryeministri dhe lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ndonëse prej një viti e 7 muajsh në arrest shtëpie, ishte i pranishëm në protestën e zhvilluar para kryeministrisë.

Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se ai ka bërë krime kundër njerëzimit dhe ka detyruar shqiptarët të largohen nga vendi. Berisha tha se është faji i kryeministrit Rama që të sëmurët në Shqipëri janë pa ilaçe e gjithashtu e bëri atë fajtor për faktin se në Shqipëri ka më shumë vdekje se lindje.

“Edi Rama ti ke bërë krim ndaj njerëzimit, ke bërë gjenocid ndaj shqiptarëve. Ti ke nxitur emigracionin e tyre. Ke shitur interesin kombëtar për të ruajtur pushtetin tënd. Ti Edi Rama me vëllain tënd anti-shqiptar Vuçiç dhe me armikun e njerëzimit, Sorros, kërkove të coptosh trojet e Kosovës në vitin 2018. Ti Edi Rama i le të sëmurët pa ilaçe, të rinjtë pa të ardhme, fëmijët pa vatër ushqimi, ti Edi Rama mbolle vdekshmërinë, e solle Shqipërinë buzë varrit”,-tha Berisha.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit