Johan Georg von Han: Shqiptarët janë të vetmit që kanë ruajtur gjuhën e vjetër të tyre pellazgjike

Më 11 Më 11 korrik të vitit 1811, lindi Johan Georg von Han. Ishte albanolog gjerman dhe diplomat në shërbim të Austrisë. Më 1847- 1850 ishte nënkonsull i Austrisë në Janinë për Shqipërinë e Poshtme, ku punoi për zotërimin dhe studimin e gjuhës shqipe.

Ndërmori një udhëtim të gjatë në krahinat perëndimore të Shqipërisë deri në Shkodër.

Botoi veprën: “Albanische Studien”, Vjenë 1854 (Studime shqiptare), në 3 vëllime që njihet një nga veprat kryesore. Në këtë vepër ai thekson se mjaft emra vendesh të viseve shqiptare ishin vazhdim i emërtimeve të dikurshme ilire.

Ai zbuloi fjalëformuese ilire që janë emrat e sotëm të shqipes. Arriti në përfundimin se shqipja është vazhduese e dretëpërdrejtë e ilirishtes.

Hani konstaton: “ Kufiri i sotëm i dy dialekteve të shqipes ndërmjet gegërishtes e toskërishtes kalon përgjatë përgjatë lumit të Shkumbinit, ashtu si ndahej në lashtësi Iliria me Epirin gjatë rrugës Egnatia.”

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit