10.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Vrasja e gruas dhe dy vajzave të komentatorit sportiv të BBC, autori dyshohet se… Ja lëvizjet e 26-vjeçarit pas kryerjes së krimit të rëndë

Britania mbetet në shoku pas vrasjes së tre grave nga 26-vjeçari Kyle Clifford, i cili u arrestua pak orë pas krimit të rëndë.


Tre viktimat, janë gruaja dhe dy vajzat e komentatorit sportiv të BBC-së, John Hunt.

Sipas Daily Mail, viktima kishin thirrur për ndihmë para se të ekzekutoheshin nga 26-vjeçari me hark.

Viktimat janë, 61-vjeçarja Carol, 28-vjeçarja Hannah dhe 25-vjeçarja Louise, me të cilën dyshohet se kishte lidhje Cliford.

Fqinjët e familjes së komentatorit sportiv të BBC-së, John Hunt, përshkruan se kishin dëgjuar britma nga shtëpia ku ndodhi vrasja, të cilat gabimisht i ngatërruan me zërat e një fëmije.

Pak më vonë ulërimat u ndalën dhe ra heshtja, thanë fqinjët në polici, me 26-vjeçarin duke u larguar nga shtëpia me harkun në dorë.

61-vjeçarja Carol është gjetur e pajetë në korridorin e shtëpisë, me një shigjetë të ngulur në gjoks, ndërsa të treja femrat janë gjetur të lidhura nga autori 26-vjeçar.

Vetëm pak ditë më parë, Louise, e cila dyshohet se kishte pasur një ndarje të vështirë nga 26-vjeçari, kishte bërë një status në “X”, duke lavdëruar femrat që largohen nga një lidhje për veten e tyre.

Daily Mail ka publikuar një video të sulmuesit. Në video shihet Clifford duke dalë nga shtëpia e viktimave pasi i ka lidhur dhe vrarë, duke mbajtur një objekt të madh, harkun, siç theksojnë mediat britanike, të mbështjellë me një çarçaf të bardhë.

Lojtës Videosh

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit