Ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington ku pas pritjes që presidenti amerikan Joe Biden dha për krerët e shteteve të Aleancës, Rama dhe liderët e shteteve anëtare po diskutojnë për dërgimin e avionëve F-16 drejt Ukrainës.
Ndërkohë në rrjetet sociale, Rama ka publikuar pamjet kur është takuar me Presidentin Biden dhe Sekretarin e NATO-s, Jens Stoltenberg.
Më pas Biden ka pritur një e nga një të gjithë liderët, duke bërë edhe foton familjare. Vendet anëtare të NATO-s kanë bërë me dije se kanë nisur dërgimin e avionëve luftarakë F-16 në Ukrainë për ta ndihmuar që të forcojë mbrojtjen kundër Rusisë.
Këtë lajm e ka konfirmuar edhe sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ndodhet gjithashtu në Uashington dhe ka reaguar në lidhje me dërgimin e avionëve.• Ai tha se pret që sot të merren vendime për dërgesat e reja të avionëve F-16 në vendin e tij.
Pasi ka nisur dita e dytë e samitit të NATO-s në Washington, Presidenti Joe Biden iu drejtua udhëheqësve të vendeve të Aleancës me anë të një fjalimi duke vënë në pah unitetin e tyre kundër agresionit rus në Ukrainë.
Po ashtu Biden ka nënvizuar angazhimin e hekurt të Shteteve të Bashkuara ndaj Aleancës teksa ai drejton Shtëpinë e Bardhë.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit të NATO-s.
Mickoski u shpreh se për të është nder dhe kënaqësi e veçantë të festojë 75-vjetorin e ekzistencës së Aleancës së NATO-s. Ai theksoi se Maqedonia e Veriut si shtet është e gatshme të kontribuojë në gjithçka që përfaqëson vlerë.
Presidenti i SHBA, Joe Biden, kryeministri holandez Dick Schoof dhe kreu i qeverisë daneze, Mette Frederiksen kanë mbajtur një deklaratë të përbashkët në kuadër të samitit të NATO-s në Washington ku kanë pohuar se kanë rënë dakord për t’i dhuruar Ukrainës avionë F-16 nga Danimarka dhe Holanda.• Mësohet se avionët luftarakë janë prodhim amerikan. Deklarata e përbashkët është shpërndarë edhe nga ambasada e SHBA në Tiranë.
Keir Starmer tashmë është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar pas fitimit të zgjedhjeve. • Ndërkohë kryeministri i ri ka nisur me një here agjendën e tij si kreu i Angliseë ndërsa ndodhet në Washinton në kuadër të samitit të NATO-s.
Më rastin e këtij samiti Starmer është takuar për herë të parë me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy.• Ndërkohë ky takim ka qenë shumë i ngrohtë mes dy krerëve të vendeve ku ka patur edhe përqafime mes tyre.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis gjatë prezantimit të tij në sesionin e parë të Aleatëve në Samitin e NATO-s në Washington ka folur për nevojën e respektimit të Marrëveshjes së Prespës dhe Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, progresi, siguria dhe prosperiteti bazohen në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe marrëveshjeve ndërkombëtare.
Duke iu referuar presidentit të SHBA-së, Joe Biden, i cili nënvizoi rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për sigurinë e Aleancës, Mitsotakis i bëri një referencë të veçantë Marrëveshjes së Prespës, e cila, tha ai, mundësoi zgjerimin e Aleancës me pranimi i Maqedonisë së Veriut.