7.8 C
Skopje
Thursday, October 16, 2025

Gashi takim me delegacionin e NDI-së në Uashington

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi gjatë qëndrimit në SHBA, ka zhvilluar një takim edhe në Institutin Demokratik Kombëtar, ku ka takuar një delegacion të kryesuar nga Robert Benxhamin, drejtor i NDI-së për Evropën Qendrore dhe Lindore.

“Kryetari Gashi falënderoi për mbështetjen e NDI-së për Kuvendin në 25 vitet e fundit dhe shprehu besimin se bashkëpunimi ynë i suksesshëm do të vazhdojë edhe në fazën e dytë të Programit për Mbështetjen e Kuvendit/PSP. Ai theksoi se Kuvendi vlerëson lart kontributin dhe mbështetjen e NDI-së për forcimin e zhvillimit institucional, transparencës së Kuvendit dhe ngritjen e kapaciteteve të Kuvendit”, njoftoi pres-shërbimi qeveritar .

Drejtori i NDI Benxhamin e njoftoi kryetarin Gashi me shkallën e realizimit të projekteve aktuale dhe me aktivitetet në vijim.

“Në takim u konstatua se investimet në kapacitetet parlamentare paraqesin investim me vlerë të qëndrueshme për shtetin”, thekson Kuvendi në komunikatë.

Kuvendi e filloi bashkëpunimin me NDI-në në vitin 1999 me programin e praktikës, me të cilin studentët më të mirë në Maqedoni u caktuan të bëjnë praktikën në Kuvend.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit