16.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

Vajza e Ismail Kadaresë me zemër të thyer reagon për vdekjen e babait, shpërndan një poezi të tij

Shkrimtari i madh i letërsisë shqipe, Ismail Kadare, është ndarë nga jeta sot në moshën 88-vjeçare.

Vajza e tij, Besiana, me zemër të thyer ka bërë një postim në llogarinë e saj në Facebook, ku ka shpërndarë poezinë e tij “Kohë e pamjaftueshme”.

Kadare ka vdekur mëngjesin e sotëm në spital pasi “pësoi arrest kardio-respirator

Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër, ku përfundoi edhe arsimin e mesëm; më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).

Kandidati për Nobel në Letërsi, njihet si një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, ai shquhet kryesisht për prozë, por kontributi i tij shtrihet edhe në dramaturgji, poezi dhe përkthime.

Kadare nisi të shkruajë kur ishte ende i ri, fillimisht poezi, me të cilat u bë i njohur, e më pas edhe prozë, duke u bërë prozatori kryesor shqiptar. Deri më sot veprat e tij janë përkthyer në rreth 45 gjuhë të ndryshme, duke qenë kështu përfaqësues kryesor i letërsisë shqipe nëpër botë.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit