Me propozim të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, Qeveria dje ka miratuar Vendim për ndërprerjen e mandatit në bazë të ligjit të kryetarit të komunës së Sarajit, pas verifikimit të mandatit të tij si deputet.
Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti ka dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit pas verifikimit të mandatit të tij deputet në Kuvend, si deputet nga radhët e BDI-së.
Ndërkaq, Qeveria ka mbajtur sot seancën e 27-të, në të cilën, siç bëjnë me dije nga shërbimi për shtyp qeveritar, me kërkesë të Ministrisë së Shëndetësisë, ka dhënë rekomandime lidhur me valën e re të të nxehtit që pritet të prekë të gjithë vendin nga nesër.