20.8 C
Skopje
Thursday, September 18, 2025

Silvinjo: Ndeshja me Kroacinë është si një finale

Trajneri Sylvinho doli në konferencën e zakonshme për shtyp, në prag të ndeshjes me Kroacinë, e vlefshme për grupin B të Euro 2024-ës.

Sylvinho deklaroi se ekip aktualisht nuk ka asnjë mungesë, teksa shtoi se të gjithë lojtarët do të japin maksimumin gjatë 90 minutave, njësoj siç bënë ndaj Italisë.

Sylvinho e cilësoi si një finale, ndeshjen me Kroacinë.

Si është gjendja e skuadrës?

Në këtë moment jemi të gjithë në formë. Kemi pasur një seancë të shkurtër këtë pasdite dhe do të flasim me stafin në hotel, por nuk kemi asnjë të lënduar dhe të gjithë janë gati për sfidën e nesërme ndaj Kroacisë.

A mund ta cilësojmë si një finale këtë sfidë me Kroacinë?

Patjetër. Ky është një grup shumë i vështirë, por është një gëzim shumë i madh për ne shqiptarët, pasi luajmë kundër ekipeve më të mira dhe mësojmë prej tyre. Luhet 90 minuta pa kompromis dhe duhet të bëjmë maksimumin për të marrë rezultat. Kemi kundërshtarë që luajnë në klubet më të mëdha në botë dhe është e mrekullueshme të luajmë ndaj skuadrave të tilla, ndaj nuk do të heqim dorë asnjëherë për të kërkuar rezultat pozitive. E respektuam Italinë, por kërkuam të shmangim humbjen deri në fund dhe me pak fat mund t’ia dilnim. Ndoshta ia dalim nesër ndaj Kroacisë.

Kroacia është një skuadër që krijon shumë raste. Ka shumë yje, por disa në perëndimin e tyre. Çfarë ideje keni krijuar për këtë skuadër?

E kemi studiuar Kroacinë dhe ndaj Spanjës ata u mposhtën 3-0, por luajtën shumë mirë dhe krijuan shumë raste për të shënuar. I krijuan shumë probleme Spanjës, që shënoi golat e vet në vetëm 29 minuta. Kroacia ka lojtarë teknikë, të fortë fizikisht dhe me cilësi të larta pasimi. Kundërshtarët janë shumë të fortë, por edhe ne kemi lojtarë cilësorë si kapiteni Gjimshiti, Asllani, Broja, Muçi, etj., disa prej të cilëve të rinj dhe kanë nevojë ende për t’u rritur. Këto ndeshje do t’i ndihmojnë shumë ata të përmirësohen./K.C/dritare.net

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit