Këngëtari i serenatës korçare, Tomi Kondakçi, ka dhuruar një mbrëmje plot emocione për publikun artdashës në sallën e teatrit Andon Zako Çajupi në qytetin e Korçës.
Kësaj radhe ndryshe nga herët e tjera serenatisti i njohur ka ardhur me një koncert recital duke sjellë këngët e tij më të mira kënduar ndër vite.
Këngëtari i njohur Tomi Kondakci falënderon gjithë bashkëpunëtorët e tij edhe në kushte kur koha për të realizuar recitalin ka qenë e shkurtër.
“Kur ke njerëzit para të dridhen gjunjët, koha e përgatitjes në grup ishte shumë e shkurtër, vetëm dy javë e është punë e madhe. Meritë e madhe e djemve të shkollës së muzikës, janë gjendur gjithnjë mbrapa. Duhej kohë më e madhe të konsolidohej këngët, tani u ndjeva i plotësuar”, tha këngëtari Tomi Kondakçi.
Pjesë e këtij recitali ka qenë dhe këngëtari i njohur Ardian Trebicka, i cili vlerëson këngëtarin korçar, i cili ndryshe nga të tjerët jeton me serenata