10.8 C
Skopje
Friday, November 7, 2025

Skender Rexhepi Zejd nuk votoi për ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive

Kryetari i Partisë Populli, Skender Rexhepi Zejd, pjesë e Frontit Europian nuk votoi për ndryshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive.

I pyetur nga TV21 se a votoi mbrëmë në Kuvend, Zejdi për TV21 bëri të ditur se mbrëmë nuk ka qenë në Kuvend.

“Isha në gjumë, që i bie se nuk isha në kuvend dhe as në votim”, tha Skender Rexhepi për TV21.

Ndrshimet e reja ligjore për riorganizimin e ministrive mbrëmë pas mesnate u votuan me 88 vota “pro”, 22 kundër dhe asnjë abstenim.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit