Putini nënshkruan tërheqjen e Rusisë nga traktati që ndalon testet bërthamore

Advertisement

Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi të enjten një ligj që revokon ratifikimin nga Rusia të Traktatit të Ndalimit të Testeve Bërthamore, në kohën e konfliktit në Ukrainë dhe një krize me Perëndimin.

Dokumenti, i cili u publikua në portalin zyrtar të informacionit ligjor të Rusisë, ishte miratuar nga dhoma e lartë e parlamentit rus në fund të tetorit, raporton Euronews.

Rusia thotë se qëllimi është të rivendosë barazinë me Shtetet e Bashkuara, të cilat e kanë nënshkruar, por nuk e kanë ratifikuar kurrë traktatin e vitit 1996-të, dhe se ajo nuk do të rifillojë testimin nëse nuk e bën Uashingtoni.

 

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit