Sipas Qyrës, projekti parasheh sigurimin e ujit nga disa burime dhe ndërtimin e tubacionit furnizues deri te rezervuari i ri.
Financimi i planifikuar për realizimin e projektit është 2.605.000 denarë për vitin 2026 dhe 23.000.000 denarë për vitin 2027.
Qyra ka theksuar se bëhet fjalë për një projekt të propozuar dhe të përgatitur nga Komuna e Strugës, i cili tashmë ka marrë dritën jeshile nga Qeveria.
“Ky është një hap i rëndësishëm drejt realizimit të një investimi jetik, që synon t’i japë fund një problemi shumëvjeçar dhe të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm”, ka shkruar Qyra.
“Nuk mund t’i kthejmë dekadat e humbura, por mund të ndryshojmë të ardhmen!”, ka përfunduar ai.








