Nga 15 nëntori deri më 15 mars, të gjitha automjetet duhet të jenë të pajisura me pajisje dimërore, në përputhje me ligjin. Këshilli Republikan për Siguri në Komunikacionin Rrugor u bën thirrje shoferëve për kujdes të shtuar gjatë sezonit dimëror. Nga Këshilli paralajmërojnë se bora, akulli, mjegulla dhe rrugët e rrëshqitshme rrisin rrezikun e aksidenteve.
Shoferëve u rekomandohet të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës, të mbajnë distancë të sigurt dhe të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve. Gjithashtu, apelohet të mos drejtohet automjeti nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje lodhjeje.








