Bashkëkryetari i VLEN-it, Izet Mexhiti, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës që të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, që mbahen nesër, më 8 nëntor.
Përmes një mesazhi publik, Mexhiti ka theksuar rëndësinë e këtij institucioni për ruajtjen dhe avancimin e gjuhës shqipe, arsimit, kulturës dhe të drejtave të shqiptarëve në Luginë.
Ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime dhe të votojnë lirshëm, sipas bindjeve të tyre, duke nënvizuar rëndësinë e çdo vote për përfaqësimin e shqiptarëve./Ora24.tv








