Edhe pse parkimi në Manastir ishte falas më 4 nëntor, me rastin e festimit të “Ditëlindjes Manastir”, një numër i madh qytetarësh prapëseprapë paguan për parkim përmes mesazheve SMS.
Sipas të dhënat të ndërmarrjes publike “Parkingu Manastir”, atë ditë 1.363 përdorues dërguan gjithsej 2.747 mesazhe SMS për pagesë parkimi.
Kompania njoftoi se paratë e mbledhura përmes këtyre mesazheve nuk do të mbahen si të ardhura të rregullta, por do të ridrejtohen tërësisht për qëllime humanitare, pra do t’u shtohen të ardhurave nga parkingjet humanitare.
Kështu, fondet që qytetarët paguanin edhe pse parkimi ishte falas do të përdoren për qëllime humanitare.








