Kopshtet dhe shkollat në Maqedoninë e Veriut kanë një mundësi të re për t’i shndërruar oborret e tyre në hapësira më të gjelbra dhe më të këndshme për fëmijët. Kompania dm drogerie markt ka rihapur konkursin ekologjik “E ardhmja e gjelbër: Nga kopshti në shkollë”, duke ftuar institucionet arsimore të aplikojnë për mbështetje në gjelbërimin e hapësirave të tyre.
Me fillimin e vitit të ri shkollor, kompania dm drogerie markt, në bashkëpunim me Shoqatën Ekologjike të Maqedonisë (MED), vazhdon iniciativën për krijimin e mjediseve më të gjelbra dhe më të rregulluara në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme në të gjithë vendin.
Përmes këtij projekti, institucionet edukativo-arsimore kanë mundësinë të përfitojnë mbështetje për mbjelljen e fidanëve dhe rregullimin e oborreve, ku fëmijët dhe të rinjtë kalojnë një pjesë të konsiderueshme të ditës duke mësuar, luajtur dhe u shoqëruar.
Kush mund të aplikojë?
Në konkurs mund të marrin pjesë të gjitha kopshtet, shkollat fillore dhe të mesme publike, shtetërore dhe komunale, të cilat dëshirojnë të gjelbërojnë hapësirat e tyre të jashtme.
Aplikimi bëhet përmes formularit në platformën “Së bashku për njëri-tjetrin”, ndërsa projektet e përzgjedhura do të marrin mbështetje për realizimin e aktiviteteve të gjelbërimit.
Mbi 1.140 fidanë të mbjellë deri më tani
Kjo iniciativë tashmë ka dhënë rezultate konkrete në disa qytete të Maqedonisë së Veriut.
Vetëm gjatë tetorit të vitit 2026, në Manastir janë mbjellë gjithsej 264 fidanë, duke gjelbëruar oborret e kopshtit “Vangel Majorot” dhe shkollës fillore “Gjorgji Sugarev”.
Projekti filloi në tetor dhe nëntor të vitit 2025, kur katër oborre shkollash u pasuruan me më shumë se 500 fidanë të rinj.
Aktivitetet vazhduan edhe gjatë vitit 2026 në shkollën fillore “Marshal Tito” në Bansko të Strumicës, shkollën fillore “Andreja Saveski – Qiqish” në Tetovë, gjimnazin “Goce Dellçev” në Kumanovë dhe kopshtin “Detska Radost” në Gjevgjeli.
Në muajin prill, projekti u zgjerua edhe në shkollën fillore “Grigor Përliçev” në Ohër dhe shkollën e mesme “Kole Nedellkovski” në Veles.
Gjatë këtij cikli u mbollën mbi 380 fidanë, ndërsa së bashku me aktivitetet e realizuara në tetor në Manastir, numri i përgjithshëm i fidanëve të mbjellë në kuadër të iniciativës ka tejkaluar 1.140.
Fëmijët mësojnë të kujdesen për natyrën
Përveç përmirësimit të pamjes së oborreve, projekti ka edhe një rëndësi të veçantë edukative.
Përmes aktiviteteve praktike, fëmijët dhe nxënësit mësojnë për rëndësinë e hapësirave të gjelbra, mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e një qëndrimi të përgjegjshëm ndaj natyrës që në moshë të hershme.
Aplikimet do të shqyrtohen nga një ekip profesional i përbërë nga përfaqësues të dm drogerie markt dhe Shoqatës Ekologjike të Maqedonisë (MED), të cilët do të përzgjedhin projektet që do të realizohen.
Si të bëheni pjesë e iniciativës?
Nëse kopshti apo shkolla juaj ka një oborr që ka nevojë për më shumë gjelbërim, kjo është mundësia për ta shndërruar atë në një hapësirë më të bukur dhe më të përshtatshme për fëmijët.
Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës zyrtare “Së bashku për njëri-tjetrin”, në lidhjen:
https://www.dm-zaedno.mk/mk/зелена-иднина-од-градинка-до-училиште/
Me këtë iniciativë, dm drogerie markt dhe Shoqata Ekologjike e Maqedonisë vazhdojnë të promovojnë kujdesin ndaj mjedisit dhe investimin në hapësira që kanë rëndësi të veçantë për brezat e ardhshëm.
Ora24.tv








