Frika për një përshkallëzim të ri ushtarak me Iranin po rritet, ndërsa nga Izraeli dhe SHBA-ja vijnë paralajmërime për mundësinë e rifillimit të konfliktit pas zgjedhjeve.
Sipas raportimit të Associated Press, banorët e Teheranit kanë filluar të grumbullojnë ushqime dhe ilaçe, ndërsa disa po planifikojnë të largohen nga qyteti, nga frika e sulmeve të reja.
Ndërkohë, SHBA-ja ka shtuar praninë ushtarake në rajon, ndërsa Irani ka kërcënuar me sulme ndaj bazave amerikane dhe aleatëve të saj në Lindjen e Mesme.
Ish-zëdhënësi i qeverisë izraelite, Eylon Levy, ka vlerësuar se rifillimi i luftës me Iranin pas zgjedhjeve në SHBA është shumë i mundshëm. Megjithatë, deri më tani, këto deklarata paraqesin paralajmërime dhe vlerësime, jo konfirmim për një vendim të marrë për nisjen e një lufte të re.








