Bomba dore dhe municion të kalibrave të ndryshëm janë gjetur në hapësirat e bodrumit të një objekti në zonën e Karposhit në Shkup.
Sipas njoftimit të policisë, më 26 tetor, në orën 16:45, një 44-vjeçare nga Shkupi e ka denoncuar rastin, pasi municionet dhe bombat ishin gjetur në bodrumin që ishte në pronësi të babait të saj të ndjerë.
Ekipi hetimor i SPB Shkup ka kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, ndërsa sendet e gjetura janë marrë për procedurë të mëtejshme.








