Bora në Kodrën e Diellit ka sjellë atmosferë të vërtetë dimërore në Malet e Sharrit. Peizazhet malore janë mbuluar me një shtresë të bardhë, ndërsa pamjet me borë nga qendra e njohur turistike paralajmërojnë sezonin e ardhshëm dimëror.
Sipas të dhënave të disponueshme meteorologjike, në Kodrën e Diellit është matur temperaturë maksimale prej 2 gradësh Celsius, ndërsa gjatë nëntë orëve të fundit, deri në orën 16:00, janë regjistruar një litër reshje për metër katror.
Reshjet e borës rikthejnë vëmendjen te një nga qendrat më të njohura të turizmit dimëror në vend. Mbulesa e bardhë në Malet e Sharrit krijon pamje të bukura dimërore, të cilat priten me padurim nga adhuruesit e natyrës dhe sporteve dimërore.
Reshjet e borës janë një tjetër shenjë se periudha e ftohtë po afrohet, ndërsa rriten pritshmëritë për fillimin e sezonit të ri të skijimit në Kodrën e Diellit.








