Bitcoin bie nën 82 mijë dollarë, pasiguria në tregje godet kriptovalutat

Advertisement

Bitcoin ka rënë nën nivelin e 82 mijë dollarëve të enjten, mes presionit në tregjet financiare ndërkombëtare, përcjell KosovaPress.

Sipas MarketWatch, kriptovaluta më e madhe shënoi rënie rreth 3%, ndërsa shitjet e aksioneve teknologjike shtuan pasigurinë. Ethereum humbi afro 4%, duke zbritur nën 2.400 dollarë.

Ndërkaq, Investopedia raportoi se Bitcoin tregtohej rreth 81.600 dollarë, nga niveli maksimal prej 84.800 dollarësh të mërkurën. Rënie shënuan edhe aksionet e kompanive të lidhura me kriptovalutat, përfshirë Strategy dhe Coinbase.

Zhvillimet erdhën ndërsa investitorët vlerësonin rezultatet financiare të kompanive teknologjike dhe shpenzimet për inteligjencën artificiale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit