Tragjedi në Kondovë, humb jetën një 38-vjeçar nga Studeniçani

Advertisement

Një 38-vjeçar nga Studeniçani ka humbur jetën sonte, si pasojë e rrymës elektrike, teksa ishte duke punuar në ndërtimtari në Kondovë të Shkupit.

Sipas informacioneve paraprake të Ora24, ngjarja tragjike ka ndodhur gjatë punës në një objekt ndërtimor.

Rrethanat e plota të aksidentit ende nuk dihen, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente lidhur me rastin.

Ngjarja ka tronditur të afërmit dhe të njohurit e viktimës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit