Gjatë natës së 17/18.10.2026, në periudhën nga ora 21:00 deri në orën 03:00, Sektori për Punë të Trafikut pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme zhvilloi një kontroll aksionar të përforcuar në të gjithë territorin e shtetit, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që i drejtojnë ato nën ndikimin e alkoolit.
Gjatë kontrollit të zhvilluar, u testuan me alkooltest 772 drejtues automjetesh, me ç’rast te 61 drejtues u konstatua prania e alkoolit në organizëm. Prej tyre, 14 drejtues kanë kryer veprën penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, pasi te ta është konstatuar prani e alkoolit mbi 1,50 promilë (‰).
Në kuadër të kontrollit, 58 drejtuesve u janë marrë patentë-shoferët, ndërsa, në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal, janë sekuestruar edhe dy automjete motorike.
Gjithashtu, janë konstatuar edhe 125 kundërvajtje të tjera.
Ndaj të gjithë drejtuesve te të cilët janë konstatuar kundërvajtje dhe vepra penale janë ndërmarrë masat përkatëse, në përputhje me dispozitat ligjore.
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon të zhvillojë kontrolle aksionare dhe u bën apel drejtuesve të automjeteve që të mos drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit.








