ASH: Gara mes shqiptarëve përfundoi me fitoren e AKI

Advertisement

Rezultati i mbrëmshëm në Bërvenicë është një mesazh i qartë politik. AKI siguroi mbështetjen më të madhe ndër kandidatët shqiptarë dhe vazhdon garën në raundin e dytë.

Falënderojmë nga zemra të gjithë qytetarët që dolën dhe votuan, si dhe secilin që kontribuoi në mbarëvajtjen e këtij procesi demokratik.

Por beteja nuk ka përfunduar ende!

Më 1 nëntor, qytetarët e Bërvenicës do të vendosin për drejtimin e komunës së tyre. Urojmë që kjo datë të shënojë një kapitull të ri, me përfaqësim dinjitoz, respekt të ndërsjellë dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë.

Ftojmë në urtësi, maturi dhe reflektim. Përtej dallimeve politike, duhet të mbizotërojë përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe respekti për vullnetin e tyre.

Bërvenica meriton bashkim, dinjitet dhe një të ardhme të përbashkët.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit