KSHZ-ja publikon rezultatet e para zyrtare për Bërvenicën

Advertisement
Rezultatet e para zyrtare nga Zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës.
Në seancën e sotme të 21-të, KSHZ-ja njëzëri miratoi Konkluzionin për shpalljen e rezultateve të para nga rrethi i parë i zgjedhjeve, në bazë të procesverbaleve nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve Bërvenicë.
Të dhënat kyçe nga votimi i mbajtur më 18 tetor 2026:
Gjithsej zgjedhës të regjistruar: 16.256 Kanë votuar: 7.572 qytetarë (46,58%) Fletëvotime të vlefshme: 7.411 | Të pavlefshme: 161
 Rezultatet e kandidatëve:
▫️Stojançe Radiçevski (VMRO-DPMNE, Koalicioni “Maqedonia Jote”) – 2.945 vota (38,89%)
▫️Arkin Jahiji (Aleanca Kombëtare për Integrim) – 2.152 vota (28,42%)
▫️Jakup Huseini (Koalicioni VLEN) – 1.529 vota (20,19%)
▫️Jovica Radeski (LSDM, Koalicioni për zgjedhjet e parakohshme për kryetar të Komunës së Bërvenicës 2026) – 707 vota (9,34%)
▫️Dushan Bogdanovski (Grupi i zgjedhësve Dushan Bogdanovski) – 57 vota (0,75%)
▫️Arife Idrizi (Grupi i zgjedhësve Arife Idrizi) – 21 vota (0,28%)
Afatet për parashtrimin e kundërshtimeve në arkivin e KSHZ-së: Për procedurën e votimit:
Më së voni deri nesër, e martë (20 tetor 2026), deri në orën 19:00.
Për procedurën e përmbledhjes dhe përcaktimit të rezultateve: Skadon të mërkurën (21 tetor 2026), deri në orën 12:30.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit