Situata është tensionuar sërish përpara Kryeministrisë, ku forcat e policisë kanë ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë protestuesit. Ndërhyrja vjen në një kohë kur numri i demonstruesve në bulevard është rritur ndjeshëm, ndërsa grupe protestuesish vijojnë të qëndrojnë në zonë.
Tensione të reja janë regjistruar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, ku policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës dhe ujë me presion për të shpërndarë turmën e protestuesve.
Forcat e rendit kanë intensifikuar ndërhyrjen në zonën përpara selisë së qeverisë, ndërsa demonstruesit vijojnë të qëndrojnë në bulevard, pavarësisht përdorimit të mjeteve për shpërndarjen e tyre.
Ndërhyrja e policisë vjen pas një rritjeje të ndjeshme të numrit të protestuesve, të cilët janë grumbulluar sërish përpara Kryeministrisë pas disa orësh marshimi në rrugë të ndryshme të kryeqytet.
Gazi lotsjellës ka detyruar një pjesë të demonstruesve të largohen përkohësisht nga pikat ku është përqendruar ndërhyrja, ndërsa policia ka përdorur edhe ujë me presion për të krijuar distancë mes turmës dhe forcave të rendit.
Situata në bulevard mbetet e tensionuar, me grupe protestuesish që vijojnë të lëvizin dhe të rigrupohen në zonën përreth Kryeministrisë.
Më herët gjatë ditës, policia kishte vendosur kordone nga të dyja anët e bulevardit dhe kishte avancuar gradualisht, duke i shtyrë demonstruesit drejt Urës së Lanës. Një tjetër kordon ishte vendosur edhe në hyrje të Pedonales, ndërsa gjatë ndërhyrjeve janë raportuar shoqërime të shumta.
Përplasjet përpara Kryeministrisë janë shoqëruar edhe me hedhje gurësh dhe fishekzjarrësh drejt policisë. Në të njëjtën zonë, një kioskë është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar tym në bulevard.
Gjatë ditës së tretë të protestave, demonstruesit kanë marshuar edhe në Rrugën e Elbasanit, pranë stadiumit dhe Presidencës, si dhe në zonën e Librit Universitar. Në disa prej këtyre zonave janë regjistruar dëmtime të pronës private dhe sulme ndaj bizneseve e institucioneve bankare.
Ende nuk ka një bilanc zyrtar për numrin e personave të shoqëruar gjatë protestës apo për dëmet e përgjithshme materiale.
Ndërkohë, policia vijon ndërhyrjen me gaz lotsjellës dhe ujë me presion në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit vazhdojnë të qëndrojnë dhe situata mbetet e tensionuar.








