Dimitrieska: Qëllimi ynë është i qartë – ekonomi e qëndrueshme dhe zhvillim i qëndrueshëm

Advertisement

Ministrja e Financave Gordana Dimitrieska – Koçoska mori pjesë në takimin e Konstituencës së Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), i mbajtur në kuadër të Takimeve vjetore në Bangkok.

Dimitrieska – Koçoska në Fejsbuk njoftoi se në takim është biseduar për sfidat ekonomike globale aktuale, ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike dhe mundësive për përshpejtimin e rritjes ekonomike.

“Ne kemi vënë fokus të veçantë në sfidat me të cilat përballen vendet në rajon, duke përfshirë pasigurinë gjeopolitike, ndryshimet klimatike dhe transformimin digjital, si dhe nevojën për politika që do të sigurojnë rritje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse. Shkëmbimi i përvojave dhe ideve me partnerët ndërkombëtarë është i rëndësishëm për avancimin e politikave ekonomike, mbështetjen e proceseve të reformave dhe forcimin e qëndrueshmërisë së ekonomive tona. Qëllimi ynë është i qartë – një ekonomi e qëndrueshme, zhvillim i qëndrueshëm dhe perspektiva më të mira për qytetarët”, thekson Dimitrieska-Koçoska.

Ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska – Koçoska në kuadër të Takimeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupacionit të Bankës Botërore në Bangok, kishte takim edhe me zëvendësin e drejtorit të përgjithshëm të FMN-së, Bo Li.

Në fokus të bisedimeve në të cilat mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Popullore, Trajko Sllaveski, ishin gjendjet makroekonomike aktuale, sfidat nga rrethina globale dhe rëndësia e pavarësisë, transparencës dhe besimit të bankave qendrore për ruajtjen e qëndrueshmërisë makroekonomike.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit