Moti me diell dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 20 gradë

Advertisement

Sot mot me diell dhe vranësira të lehta, temperaturat deri në 20 gradë

Sot në Maqedoninë e Veriut do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga veriperëndimi, e cila përgjatë Vardarit do të tejkalojë 60 kilometra në orë.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet nga 12 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të lehta, me temperaturë minimale prej 6 dhe maksimale deri në 15 gradë.

Të premten moti do të jetë më i ftohtë, me reshje lokale shiu, ndërsa në malet më të larta priten reshje bore. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit