Zv/ministri Sulejmani viziton Haraçinën- në fokus kushtet në shkollat fillore

Advertisement

Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Sulejmani, ka vizituar Komunën e Haraçinës, ku është pritur nga kryetari i komunës, Daut Beqiri.

Gjatë vizitës, Sulejmani dhe Beqiri kanë vizituar shkollën fillore komunale “Abdyl Frashëri”, ku zëvendësministri është takuar edhe me drejtorët e shkollave fillore të komunës.

Në takim është diskutuar për kushtet në institucionet arsimore, sfidat me të cilat përballen shkollat dhe nevojat për përmirësimin e mëtejshëm të procesit edukativo-arsimor.

Fokus i veçantë i diskutimeve ka qenë avancimi i cilësisë së arsimit, përmirësimi i kushteve për nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe pushtetit lokal.

Sulejmani theksoi rëndësinë e bashkëpunimit institucional për krijimin e kushteve më të mira në shkolla dhe garantimin e mundësive të barabarta për të gjithë nxënësit.

“Arsimi cilësor mbetet një ndër faktorët kryesorë për zhvillimin e shoqërisë dhe ndërtimin e së ardhmes së brezave të rinj, ndërsa koordinimi ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale konsiderohet i rëndësishëm për adresimin e nevojave të shkollave”, ka thênë Sulejmani.

Në fund të vizitës, zëvendësministri Sulejmani falënderoi kryetarin Daut Beqiri dhe drejtorët e shkollave për mikpritjen dhe bashkëpunimin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit