Drejtimet rrugore në vend janë të kalueshme në tërësi dhe të gjitha ndalesat janë hequr, informuan nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.
Ekipet kujdestare të “Rrugëve të Maqedonisë”, theksojnë, mbeten në terren dhe vazhdojnë ta ndjekin gjendjen me theks të veçantë në viset më të larta malore.
U bëjnë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve të kenë kujdes dhe të posedojnë pajisje dimërore dhe ta adaptojnë shpejtësinë ndaj kushteve në rrugë.








