Kreu i BDI-së merr pjesë në pritjen për Ditën Kombëtare të Spanjës

Advertisement

Shkup, 14 tetor, Zhurnal.mk – Kreu i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), me ftesë të ambasadorit të Mbretërisë së Spanjës në Maqedoninë e Veriut, Rafael Soriano Ortiz, ka marrë pjesë në pritjen e organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës, përcjell zhurnal.mk.

Përmes një njoftimi, kreu i BDI-së ka vlerësuar rëndësinë e marrëdhënieve me Spanjën, duke e cilësuar atë si një partner të rëndësishëm evropian, me të cilin ndahen vlera të përbashkëta si paqja, demokracia dhe bashkëpunimi ndërmjet popujve.

Me këtë rast, ai i ka përcjellë urimet popullit spanjoll për Ditën Kombëtare, duke shprehur dëshirat për prosperitet, miqësi të qëndrueshme dhe thellim të mëtejshëm të bashkëpunimit e të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Pritja u organizua në kuadër të shënimit të Ditës Kombëtare të Mbretërisë së Spanjës. përcjell Zhurnal.mk .

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit