Ora24.tv mëson se drejtoria e Policisë Financiare, në bashkëpunim me Prokurorinë, po zhvillon një aksion të ri lidhur me dyshimet për keqpërdorime në Lotarinë Shtetërore.
Sipas informacioneve fillestare, është arrestuar ish-udhëheqësja e sektorit të financave në Lotarinë Shtetërore, si dhe një person tjetër, të cilët dyshohen për përvetësim të rreth 80 milionë denarëve gjatë periudhës kur drejtor i institucionit ishte Perparim Bajrami.
Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ndërsa autoritetet pritet të publikojnë më shumë detaje gjatë ditës./Ora24.tv






