Mexhiti në Poliklinikën e Bit Pazarit: “Nevojat e qytetarëve po i kthejmë në projekte konkrete”

Advertisement

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka vizituar Poliklinikën e Bit Pazarit, ku së bashku me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, diskutuan për nevojat aktuale të institucionit dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.

Gjatë takimit u diskutua për sigurimin e pajisjeve të reja, renovimin dhe modernizimin e objekteve, si dhe për përforcimin e kuadrit profesional.

“Jemi çdo ditë në terren, aty ku janë nevojat e qytetarëve. Sot në Poliklinikën e Bit Pazarit diskutuam konkretisht për pajisje të reja, renovimin dhe modernizimin e objekteve, si dhe për përforcimin e kuadrit profesional”, deklaroi Mexhiti.

Ai shtoi se nevojat e qytetarëve synohet të identifikohen drejtpërdrejt dhe më pas të përkthehen në projekte dhe punë konkrete.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit