Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, ka folur për bashkëpunimin mes VLEN-it dhe VMRO-DPMNE-së, si dhe për pozitën e shqiptarëve në vend.
I ftuar në emisionin “Rishtazi” në Koha, Osmani tha se, sipas tij, ky bashkëpunim ka ndikuar në mënyrën se si përfaqësohen shqiptarët në vend.
“Nuk pyet kush më se cilat janë pikëpamjet e shqiptarëve për të ardhmen e vendit, për shkak se VLEN-i, VMRO-ja përmes VLEN-it, i ka futur shqiptarët në një pozitë inferiore”, tha Osmani.
Ai përmendi gjithashtu atë që e cilësoi si “inxhiniering dhe kombinatorika të përçarjes”, duke shprehur qëndrimin e tij se shqiptarët kanë humbur peshë në disa çështje që i konsideron të rëndësishme.
Duke folur për integrimin evropian, Osmani theksoi rëndësinë që, sipas tij, ka anëtarësimi në Bashkimin Evropian për shqiptarët.
“Anëtarësimi në BE për ne është sikur kushtrimi i thirrjes për luftë. Të mos keqkuptohemi, por dua të them se kjo është i nivelit të tillë të peshës”, deklaroi Osmani.






