Kandidati i VLEN-it për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Jakup Huseini, ka ftuar qytetarët në konventën e tij promovuese, e cila do të mbahet të dielën, më 4 tetor, në Çellopek.
Konventa do të zhvillohet në SH.F. “7 Marsi”, duke filluar nga ora 20:00.
“Bërvenicë, jemi gati për një hap të ri! Të dielën, më 4 tetor, ju ftoj të jeni pjesë e konventës time promovuese për kryetar të Komunës së Bërvenicës”, ka shkruar Huseini.
Ai ka bërë thirrje për pjesëmarrje, duke theksuar se në këtë takim do të prezantojë vizionin për Bërvenicën dhe punën që, sipas tij, e pret komunën në periudhën e ardhshme.






