Propozimi që Salla Universale në Shkup të emërtohet “Vlado Janevski” nuk mori mbështetjen e nevojshme në Këshillin e Qytetit të Shkupit.
Nisma u paraqit nga këshilltarja e LSDM-së, Keti Shterjova, e cila tha se emërtimi do të ishte një mirënjohje për kontributin shumëvjeçar të këngëtarit në muzikën maqedonase.
Propozimi nuk u miratua, pasi nuk mori mbështetjen e këshilltarëve të OBRM-PDUKM-së, të cilët kanë shumicën në Këshill.
Në të njëjtën seancë nuk kaluan edhe disa iniciativa të së Majtës lidhur me transportin publik. Ndërkohë, u pranua për shqyrtim iniciativa për sistemin “0 mbeturina në Shkup”, që synon përmirësimin e pastërtisë në kryeqytet.






