LSDM kërkon shkarkimin e Stoilkoviqit pas pjesëmarrjes në një aktivitet në Manastir

Advertisement

Partia opozitare LSDM ka kërkuar shkarkimin e ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Ivan Stoilkoviq, duke shprehur kritika për pjesëmarrjen e tij në një aktivitet në Manastir, ku ishte e pranishme edhe Milica Gjurgjeviq-Stamenkovski, ministre në qeverinë e Serbisë.

Nga LSDM-ja kanë kundërshtuar disa nga qëndrimet e shprehura nga Gjurgjeviq-Stamenkovski lidhur me NATO-n, konfliktin në Ukrainë, Srebrenicën dhe Ratko Mlladiqin.

Sipas LSDM-së, pjesëmarrja e Stoilkoviqit në këtë aktivitet dhe angazhimet e tij në Serbi kërkojnë sqarim politik dhe institucional. Partia opozitare e ka kritikuar gjithashtu për pjesëmarrje në aktivitete të lidhura me fushatën e SNS-së së Aleksandar Vuçiqit në Serbi.

LSDM ka kërkuar që të shqyrtohet roli dhe aktivitetet e ministrit, duke vlerësuar se ato duhet të jenë në përputhje me politikat dhe interesat e Maqedonisë së Veriut.

Akuzat dhe vlerësimet e mësipërme janë qëndrime të LSDM-së, ndërsa deri në publikimin e këtij lajmi nuk është dhënë një reagim nga Stoilkoviqi apo Qeveria.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit