600 euro pagë minimale? Propozimi i LSDM-së refuzohet sërish

Advertisement

Projektligji i propozuar nga LSDM-ja, me të cilin kërkohet që paga minimale të rritet në 600 euro, nuk mori mbështetjen e deputetëve të pushtetit në Komisionin për Çështje Ekonomike.

Kjo është hera e dytë që propozimi i opozitës nuk kalon në fazën e shqyrtimit në komision.

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kishte deklaruar më herët se rritja e pagës minimale është e nevojshme për qytetarët, duke iu referuar rritjes së çmimeve dhe kostos së jetesës.

“Në këtë krizë me çmimet e karburanteve mbi 100 denarë, e cila nuk dihet se edhe sa kohë do të zgjasë, me produkte kaq të shtrenjta, ndërsa ne kemi produkte edhe nga shporta bazë e konsumit më të shtrenjtë se në Gjermani, dhe standardin më të ulët edhe në rajon edhe në Evropë. Qytetarët nuk mund t’ia dalin dot”, tha Filipçe.

Sipas tij, mjetet për rritjen e pagës minimale mund të sigurohen përmes shkurtimit të shpenzimeve që ai i cilësoi si luksoze, si dhe përmes mbështetjes së kompanive dhe subvencionimit të kontributeve.

Paga minimale aktualisht është 26 mijë denarë, ndërsa paga mesatare është rreth 48.500 denarë.

Për propozimin nuk pati reagim nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa anëtarët e Komisionit nga radhët e pushtetit nuk u prononcuan për projektligjin.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit