Dimitrovski: Pyetjet e këshilltarëve janë instrument për transparencën e Këshillit

Advertisement

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Dame Dimitrovski, tha në seancën e sotme se e drejta e këshilltarëve për të parashtruar pyetje është një nga mekanizmat që kontribuon në transparencën e punës së Këshillit.

Ai theksoi se ky instrument duhet të ruhet dhe se këshilltarët duhet të mbajnë përgjegjësi për qëndrimet, diskutimet dhe vendimet që mbështesin.

“Që nga formimi i kësaj përbërjeje, e drejta për të përdorur instrumentin e pyetjeve të këshilltarëve, si një nga parimet e transparencës në qeverisje, është vendosur mirë dhe nuk kam ndërmend të lejoj që, nën presione të ndryshme, ky instrument të përjashtohet dhe puna e Këshillit të fshihet”, tha Dimitrovski.

Sipas tij, seancat e Këshillit duhet të zhvillohen në mënyrë transparente, duke respektuar si të drejtën e këshilltarëve për të bërë pyetje, ashtu edhe të drejtën e kryetarit të Qytetit të Shkupit për t’u përgjigjur.

“Ne nuk mund të lejojmë që seancat e Këshillit të mos jenë transparente dhe duhet të jemi përgjegjës për veprimet tona. Së pari, nuk duhet t’ua heqim këshilltarëve të drejtën për të bërë pyetje dhe, së dyti, nuk duhet t’ia kufizojmë kryetarit të drejtën për t’iu përgjigjur pyetjes së parashtruar”, deklaroi Dimitrovski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit