Filipçe kërkon uljen e TVSH-së dhe akcizave për të zbritur çmimet e derivateve

Advertisement

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, kërkoi nga pushteti të ndërmarrë masa konkrete për uljen e çmimeve të derivateve, duke propozuar uljen e TVSH-së në 5 për qind dhe heqjen e akcizave.

Sipas Filipçes, me këto masa çmimi i derivateve mund të ulet për 15 deri në 20 denarë, duke sjellë përfitim të drejtpërdrejtë për qytetarët.

Ai tha se pret një dimër të vështirë për qytetarët, duke përmendur edhe rritjen e çmimit të ngrohjes dhe pasigurinë lidhur me çmimet e derivateve.

“Për mua në radhë të parë janë interesat e qytetarëve. Pres që kjo dimër të jetë edhe një goditje e madhe, sepse ngrohja tashmë është shtrenjtuar. Ne nuk e dimë si do të jenë çmimet e derivateve”, deklaroi Filipçe.

Ai kritikoi pushtetin për mospranimin, sipas tij, të kërkesave për uljen e akcizave dhe TVSH-së, duke theksuar se çmimi i ulët i derivateve në krahasim me vendet e rajonit nuk mjafton nëse merret parasysh fuqia blerëse e qytetarëve.

“Le të hiqen akcizat, le të ulet TVSH-ja në 5 për qind, le të ulen derivatet për 15 deri në 20 denarë, e atëherë të ketë ndonjë përfitim për qytetarët”, tha Filipçe pas takimit me pensionistët e Shkupit në Komunën e Karposhit.

Ai shtoi se, sipas tij, dimri do të jetë veçanërisht i vështirë për qytetarët dhe se pushteti nuk ka treguar mirëkuptim ndaj kërkesave të LSDM-së.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit