Nikolloski takon ambasadorin e Emirateve, diskutohet linja e re ajrore dhe investimet

Advertisement

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski, u takua me ambasadorin e Emirateve të Bashkuara Arabe në Maqedoninë e Veriut, Abdulla Al Sebusi, me të cilin diskutoi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Në fokus të takimit ishte bashkëpunimi në aviacion dhe mundësia e vendosjes së një linje të re ajrore ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Emirateve të Bashkuara Arabe.

Bisedë u zhvillua edhe për investime në infrastrukturën e transportit, përfshirë projekte të mëdha me rëndësi rajonale, si dhe për zhvillimin e turizmit dhe investimet në infrastrukturën turistike.

Nikoloski prezantoi mundësitë investuese që ofron vendi, duke veçuar pozitën gjeografike dhe lidhjen me korridoret rajonale të transportit.

Në takim u vlerësua se ekziston potencial për bashkëpunim me kompani dhe investitorë nga Emiratet në disa sektorë strategjikë, me synim realizimin e projekteve dhe investimeve konkrete në periudhën e ardhshme.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit