Në shkollën fillore “Dimitar Vllahov” në Shtip kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për 930 nxënës, me të cilat kufizohet përdorimi i telefonave celularë dhe ndalohet sjellja e disa ushqimeve dhe pijeve në shkollë.
Sipas rregullave të reja, telefonat lejohen vetëm për nxënësit që kanë nevojë për to, për shembull për organizimin e kthimit në shtëpi. Në këto raste, telefoni duhet të jetë pa internet dhe i fikur, ndërsa nxënësi duhet t’ia dorëzojë kujdestarit të klasës menjëherë pas mbërritjes në shkollë.
Nga ambientet e shkollës janë larguar gjithashtu çipsat, flipsat dhe pijet me ngjyrë artificiale. Në vend të tyre, shkolla tri herë në javë u siguron nxënësve fruta të freskëta.
Masat janë dakorduar me prindërit para përfundimit të vitit të kaluar shkollor. Sipas shkollës, qëllimi i rregullave të reja është që nxënësit të kenë më shumë përqendrim gjatë mësimit, të shoqërohen drejtpërdrejt me njëri-tjetrin dhe të krijojnë zakone më të shëndetshme të të ushqyerit.






