Disa pjesë të Shkupit nesër do të mbeten pa energji elektrike për shkak të punimeve në rrjetin elektrodistributiv, njofton Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza.
Sipas njoftimit të EVN Maqedonia, nga ora 07:50 deri në 09:50 pa energji do të jenë një pjesë e shfrytëzuesve të rrugës “Kosturska” në Komunën e Butelit.
Në Komunën e Sarajit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 08:30 deri në 14:00 dhe do të prekë një pjesë të shfrytëzuesve në rrugën kryesore, pranë marketeve “Er Gros” dhe “Joni Home Center”.
Ndërkaq, nga ora 09:00 deri në 14:30 pa furnizim me energji elektrike do të jenë rrugët “Emil Zola” dhe “Mishko Mihajllovski” në Komunën e Kisella Vodës.
Në fshatin Kadino të Komunës së Ilindenit, për shkak të zëvendësimit të shtyllës elektrike, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në 13:00 dhe do të prekë rrugët 10 dhe 21.
Një tjetër ndërprerje në Butel është paralajmëruar nga ora 10:05 deri në 12:05, ku pa energji do të mbetet një pjesë e rrugës “Kosturska”, si dhe spitalet “Sante Plus” dhe “VFV”.
Ndërprerje do të ketë edhe në Komunën e Karposhit. Një pjesë e rrugës “Varshavska” do të mbetet pa energji elektrike nga ora 13:00 deri në 14:00.
Ndërkohë, nga NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” kanë njoftuar se më 24 shtator nuk janë planifikuar ndërprerje në furnizimin me ujë.






