Kasami: Jemi të gatshëm për zgjedhje edhe nëse shpallen nesër, por fokusi ynë janë projektet

Advertisement

Kryetari i Tetovës dhe një nga bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami, ka deklaruar se koalicioni nuk kërkon zgjedhje të parakohshme, por është i gatshëm të marrë pjesë nëse ato shpallen.

Kasami tha se fokusi aktual i VLEN-it është realizimi i programit qeverisës dhe përmbushja e angazhimeve të marra ndaj qytetarëve.

“Ne si VLEN jemi të gatshëm që zgjedhjet e parakohshme të shpallen edhe nesër, por si pjesë e koalicionit qeveritar dhe pushtetit lokal jemi të fokusuar në realizimin e programit që ua kemi ofruar qytetarëve. Prandaj, nuk kërkojmë zgjedhje të parakohshme”, deklaroi Kasami.

Ai gjithashtu tha se, në rast të mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, VLEN synon të vazhdojë të jetë pjesë e Qeverisë dhe të udhëheqë komunat.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit