Toshkovski: Janë konfiskuar 680 kilogramë bimë kanabisi, përgjegjësit do të nxirren para drejtësisë

Advertisement

Sektori për punë të brendshme Strumicë kreu operacion të suksesshëm, të gjatë operativ, me të cilin u parandalua prodhimi dhe lëshimi në prëdorim i një sasie të madhe marihuane, ndërsa personat e përfshirë drejtpërdrejt në proces janë arrestuar dhe do të nxirren para drejtësisë, informoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, duke iu përgjigjut pyetjeve të gazetarëve pas dialog-sesionit të Konventës nacionale për Bashkimin Evropian për aksionin policor ku u morën 680 kilogramë bimë kanabisi.

“Bëhet fjalë për aksion për të cilin po punohet tashmë një periudhë të gjatë nga ana e Sektorit për punë të brendshme Strumicë. Duhet t’i falënderoj nëpunësit policorë të cilët disa ditë fjetën nëpër fusha për të arritur drejt këtij rezultati, i cili në fund do të na çojë drejt zbardhjes së një krimi që përfshin prodhimin dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme marihuane, e cila ishte kultivuar në territorin e SPB Strumicë. Për më shumë hollësi pritni informatë nga Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së sotme, ndërsa Prokuroria Publike, gjithsesi edhe gjykata, sepse kjo do të jetë procedurë që do të kryhet urgjentisht nga ana e prikurorisë publike, në pajtim me informatat që i kam. Kjo është edhe një dëshmi se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Byroja për siguri publike janë të përkushtuara maksimalisht për zbardhjen e plotë dhe ndjekjen penale adekuate të të gjitha llojeve të krimeve, posaçërisht veprave penale që janë të lidhura me lëshimin në përdorim, prodhimin e drogave narkotike”, deklaroi Toshkovski.

Duke u prëgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse policia deri më tani nuk ka pasur njohuri për kanabisin, ministri theksoi se policia ka vepruar menjëherë pas njohurive operative.

Paraprakisht, MPB informoi se është zbuluar plantacion ilegal i kanabisit në rajonin e Strumicës, me ç’rast janë konfiskuar 680 kg bimë kanabisi dhe janë privuar nga liria dy persona.

SPB Strumicë, në Prokurorinë themelore publike Strumicë parashtroi paraqitje penale kundër Z.M. (34) dhe A.T.G. (30), që të dy nga komuna Novo Sellë, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer vepër penale – prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve sipas nenit 215 nga Kodi penal, kumtoi MPB.

Pas marrëveshjes së kaluar të ndërsjelltë, në një pjesë të fshehtë të parcelës në vendin e quajtur Matnik, në atarin e fshatit Sekirnik, Strumicë, të pandehurit e kanë përpunuar truallin, kanë mbjellë dhe kultivuar bimë kanabisi.

Në bazë të urdhrit gjyqësor, nëpunës policorë nga SPB Strumicë ndërmorën disa veprime zyrtare dhe masa të posaçme hetimore me mbështetje teknike nga nëpunës policorë nga Qendra rajonale për punë kufitare Lindje, me ç’rast janë marrë dëshmi për lidhje të të pandehurve në kultivimin e bimëve të mbjella të kanabisit pas çka janë privuar nga liria dhe janë mbajtur në Stacionin policor Strumicë.

Në bisedë zyrtare, ata pranuan se, pas sigurimit të farës së kanabisit, e kanë punuar tokën dhe kanë krijuar plantacion ilegal, në të cilin në maj të këtij viti i kanë mbjellë farat dhe i kanë kultivuar bimët me qëllim të prodhimit të marihuanës.

“Nga të pandehurit janë marrë disa bimë kanabisi me lartësi të ndryshme dhe peshë të përgjithshme prej 680 kilogramëve. Pas parashtrimit të padisë penale, Z.M. dhe A.T.G. janë nxjerrë para gjykatësut të procedurës paraprake nga Gjykata themelore Strumicë”, shtuan nga MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit