Në ditën e parë të vjeshtës, mot i kthjellët dhe më i freskët

Advertisement

Në ditën e parë të vjeshtës, mot i kthjellët dhe më i freskët

Mëngjesi do të jetë i kthjellët dhe më i freskët, ndërsa gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta deri mesatare.

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu, e cila herë pas here do të përforcohet përgjatë luginës së Vardarit. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 16 deri në 24 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, i shoqëruar me erë mesatare, herë pas here të përforcuar, nga veriu.

Të enjten do të mbajë mot stabil, me mëngjes të freskët. Të premten priten reshje shiu, të cilat në disa vende mund të jenë më të dendura. Më pas parashikohet periudhë me mot stabil dhe temperatura më të ulëta në mëngjes.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit