Shpend Ahmeti: Vendimi në Hagë është një nga goditjet më të mëdha për Kosovën

Advertisement

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar vendimin e fundit të Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një nga goditjet më të mëdha institucionale dhe historike për Kosovën.

I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Ahmeti tha se skena politike dhe shoqëria kosovare, sipas tij, ishin të përqendruara në debate të brendshme, ndërsa vendimi në Hagë solli një situatë që, siç u shpreh ai, tregoi mungesën e përgatitjes për skenarë të ndryshëm.

Ahmeti e përshkroi zhvillimin si një “dush të ftohtë” dhe tha se reagimet ndaj situatës kanë qenë më të kufizuara nga sa kishte pritur.

Ai gjithashtu foli për zhvillimet që kanë shoqëruar procesin në Hagë, duke argumentuar se rrethanat gjeopolitike kërkonin një qasje më të gjerë ndaj këtij procesi.

Sipas Ahmetit, situata duhet të shërbejë edhe si moment për reflektim politik dhe shoqëror. Ai tha se, pavarësisht vështirësive, te qytetarët dhe gjeneratat e reja ka parë shenja shprese, ndërsa kritikoi politikën për mungesë të një reagimi të ngjashëm.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit