Arabia Saudite ka rifilluar operacionet në tubacionin kryesor të naftës Lindje-Perëndim, duke hapur rrugën për rikthimin e eksporteve nga porti Yanbu në Detin e Kuq.
Sipas Reuters, duke iu referuar tre burimeve të njohura me situatën, rrjedha e naftës ka nisur në nivele të ulëta, ndërsa pritet që ngarkimet në port të rikthehen gradualisht në kapacitet të plotë.
Tubacioni ishte mbyllur pas sulmeve me dronë ndaj infrastrukturës energjetike, duke ndërprerë për disa ditë ngarkimin e naftës bruto në terminalin e Yanbu-së.
Rikthimi në funksion i tubacionit pritet të ndihmojë në stabilizimin e furnizimit dhe transportit të naftës nga zonat e prodhimit drejt porteve në bregun perëndimor të Arabisë Saudite.






